Kanë arritur tashmë në Kosovë mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci.
Familjarët të cilët po i prisnin në Aeroport kanë hyrë në brendësi për t’i marrë të afërmit e tyre, shkruan lajmi.net.
Në këtë formë, ata i janë shmangur kontaktit me mediat.
Në Aeroport kanë dalë edhe krerët e shtetit të cilët kanë paralajmëruar një konferencë për media, mirëpo që e njëjta deri tani nuk është mbajtur.