Fjalë Kyçe

Disa zona të Turqisë ende nën flakë, katër viktima

Disa zona të Turqisë ende nën flakë, katër viktima

Zjarret vdekjeprurëse janë duke vijuar në Turqi, ku deri më tani është raportuar për katër persona të vdekur dhe qindra të lënduar. Autoritetet kanë njoftuar se 51 nga 71 vatrat e zjarrit janë shuar, derisa po vazhdohet t’u dilet në ndihmë banorëve të zonës. Zjarret kanë shpërthyer në provincat e brigjet të Egjeut dhe Mesdheut në Turqi, si dhe në zonat e brendshme.

Aktualisht, 14 zona janë nën flakë, derisa avionë nga Rusia dhe Ukraina i kanë dalë në ndihmë forcave turke në shuarjen e zjarreve. Pritet që të bashkohet edhe Azerbejxhani, raporton Reuters.

“Nga mesdita, me ardhjen e avionëve, ne po kthehemi në një drejtim pozitiv,” u tha presidenti Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së premtes.