Fjalë Kyçe

Paralajmërimi i shkencëtares: Mutacione vdekjeprurëse të COVID-19 do të përhapen shumë shpejt

Paralajmërimi i shkencëtares: Mutacione vdekjeprurëse të COVID-19 do të përhapen shumë shpejt

Shkencëtarja e njohur e Kinës, Shi Zhengli, ka paralajmëruar se variantet e tjera vdekjeprurëse të COVID-19 do të përhapen në të gjithë botën mes frikës se mund të shfaqet një mutacion katastrofik.

Virologia e cila nuk i pranon pretendimet se virusi doli nga laboratori i saj në Wuhan, thotë se numrat e rasteve në të gjithë globin kanë lejuar që koronavirusi të ketë më shumë shanse për të pësuar mutacion.

Studiuesja e njohur si “gruaja e lakuriqëve” për punën dhe studimet e saj mbi origjinën e varianteve të reja – kërkoi që skeptikët e vaksinave ta merrnin dozën pasi paralajmëroi se koronavirusi do të vazhdojë të ndryshojë dhe se bota duhet të mësojë të jetojë me virusin.

Dr Zhengli i tha People Daily se: “Meqenëse numri i rasteve të infektuara sapo është bërë më i madh, kjo i lejoi koronavirusit të ri më shumë mundësi për të ndryshuar dhe përzgjedhur. Variantet e reja do të vazhdojnë të shfaqen“.