Fjalë Kyçe

Në më pak se 30 përqind të vendeve në Angli ka rënie të rasteve me COVID-19, në të tjerat po rritet numri

Në më pak se 30 përqind të vendeve në Angli ka rënie të rasteve me COVID-19, në të tjerat po rritet numri

Më pak se 30 përqind e vendeve të Anglisë po shohin rënie të rasteve me COVID-19, ndërsa shtatë nga 10 po regjistrojnë rritje të numrit.

Të dhënat e fundit të Shëndetit Publik në Angli zbulojnë se vetëm 87 nga 315 zonat e autoritetit lokal të vendit kishin më pak raste me COVID-19 sesa javën e kaluar.

Ndërkohë shumica dërrmuese, 71 përqind e vendeve. përjetuan rritje të numrit të rasteve me COVID-19, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

North Devon, Peterborough, Sedgemoor, Hinkley dhe Bosworth janë ndër zonat që panë rritjen më të madhe.

Lincoln vazhdon të ketë shkallën më të lartë, me 588 raste të reja në shtatë ditët e fundit.

Rastet e COVID-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë rritur 8.6 përqind në javën e kaluar.