Shumë qytetarë ia kanë mësyer aeroportit ndërkombëtar të Kabulit prej ditës së djeshme pas marrjes së pushtetit nga talebanët, raporton Gazeta Express.
Avionët kanë qenë të mbushur me plot njerëz që duan të largohen sa më parë nga Afganistani.
Mirëpo, të rënda janë pamjet që vinë nga avioni që është ngritur nga Kabuli.
Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se si dy persona gjejnë vdekjen pasi bien nga avioni i cili ishte ngritur nga Kabuli.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te ngjarja tragjike, megjithse avionët që po largohen nga Kabuli janë të mbushur me shumë njerëz.
Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët thonë se tre burra, të cilët mbaheshin në rrotat e një aeroplani kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi disa shtëpi.
Prej ditës së djeshme kur nisi dyndja e qytetarëve në aeroport, raportohet se forcat amerikane që janë lënë për kontrollin e aeroportit kanë shtënë në ajër për të qetësuar turmat.
https://twitter.com/morkazemian/status/1427188385316327425?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1427188385316327425%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftmerri-ne-kabul-njerezit-i-ngjiten-aeroplaneve-qe-po-fluturojne-se-paku-dy-te-vdekur%2F
When you see footage like this, think of the level of desperation that pushes a person to do this.@akhbarhttps://t.co/zmhUMaQphK
— Jenan Moussa (@jenanmoussa) August 16, 2021