Qarkullimi i variantit Delta në zonat me vaksinim të ulët po nxit transmetimin e COVID-19 në të gjithë botën, thanë të mërkurën zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Shumë nga vendet në të gjithë botën ku Delta po rritet – edhe në vendet që në nivel kombëtar kanë nivele të larta të vaksinimit – virusi, vetë varianti Delta, po qarkullon vërtet në zona me nivel të ulët të mbulimit të vaksinave dhe në kontekstin e përdorimit shumë të kufizuar dhe jokonsistent të masave të shëndetit publik dhe social, “tha epidemiologu i OBSH -së Maria Van Kerkhove në një konferencë për shtypë në internet, raporton Reuters.
Vaksinat në mënyrë të qartë parandalojnë sëmundjen e rëndë dhe vdekjen nga varianti Delta, shtoi shkencëtarja kryesore e OBSH -së, Soumya Sëaminathan.
Varianti Delta i COVID-19 për herë të parë është shfaqur në Indi dhe është shpërhapur në botë më një shpejtësi alarmante.
Për momentin 98.3 përqind të rasteve me COVID-19 në Kosovë janë të variantit Delta, ka bërë të ditur të martën drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani,