Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,162 raste të reja me koronavirus nga 226,423 teste të kryera.
Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 69 qytetarë të tjerë.
Ndërkohë, shkalla e pozitivitetit rritet në 3.1 për qind nga dita e shkuar që ishte 0.9%.
Të shëruarit për sot janë 7,424 kurse shtrimet në spitale janë në rritje.
Raportohet se në pavijonet e zakonshme Covid ndodhen 87 pacientë më shumë, ndërsa 19 të tjerë janë në kujdes intensiv.
Që nga fillimi i pandemisë vendi numëron 4,456,765 të infektuar dhe 128,579 vdekje.
Kurse, numri total i të shëruarve është rreth 4,2 milionë.