Gratë udhëhoqën ditën e dytë të protestave kundër talebanëve në Afganistan, duke valëvitur flamujt kombëtarë në ditën e pavarësisë së vendit.
Atyre iu bashkuan mijëra persona nga i gjithë vendi, një ditë pasi 3 persona u vranë në një protestë të ngjashme.
Ndërkohë, edhe vetë talebanët e festuan ditën e pavarësisë, por duke valëvitur flamujt e tyre bardhë e zi, shkruan a2news.