Shumë probleme po shkaktohen pasi bankat dhe makinat e parave në Afganistan qëndrojnë të mbyllura për ditën e shtatë me radhë.
Nuk ka para brenda makinave, nuk ka banka operacionale dhe nuk ka zyra të Western Union, aty ku njerëzit nga jashtë normalisht do të transferonin para.
Me këto të mbyllura, tani është pothuajse e pamundur të dërgosh para në vend, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Njerëzit thonë se po mbarojnë fondet dhe ankthi po rritet në të gjithë kryeqytetin dhe qytetet e tjera.
Më herët, Pen Farthing, një ish-marins i cili tani drejton një qendër shpëtimi të kafshëve në Kabul, ka thënë për BBC se nuk mund të paguajë stafin e tij, duke shtuar se njerëzve po u mbaron ushqimi.