Fjalë Kyçe

Izraeli do të ofrojë vaksinim në shkolla

Izraeli do të ofrojë vaksinim në shkolla

Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit nëpër shkolla pasi më parë kishte bërë të ditur se mësimi me prezencë fizike do të vazhdojë më 1 shtator.

“Nxënësit do të vaksinohen në mjediset e shkollës gjatë orarit mësimor mirëpo vetëm nëse për imunizimin e tyre pajtohen prindërit”, u tha në një deklaratë e Qeverisë së Izraelit.

Autoritetet izraelite thonë se po përpiqen të shmangin mbylljen e shkollave.

Rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në këtë vend pavarësisht një fushate disa muajshe të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha të hënën se janë regjistruar 6.467 raste të reja me COVID-19 dhe 1.142 persona janë të shtruar në spital.

Një punëtor shëndetësor duke u bërë gati që të administrojë një vaksinë Pfizer. Foto nga arkivi.
LEXONI EDHE KËTË:
Vaksina zbut simptomat e variantit Delta
Në Izrael rreth 30 për qind e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës. Kjo shifër është shumë më e ulët se çdo grupmoshë tjetër.

Disa anëtarë të kabinetit qeveritar kishin kundërshtuar idenë e vaksinimit në shkolla. Ministrja e Arsimit, Yifat Shasha-Biton, ka thënë në muajin korrik se nxënësit mund të ndiejnë presion për të marrë vaksina.

Të hënën (23 gusht) ajo mirëpriti planin e vaksinimit duke thënë se “fillimi i vitit shkollor është thelbësor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë mendore të nxënësve”.

Vala e re e të infektuarve e ka detyruar Qeverinë të miratojë masa të reja kufizimi si dhe të lejojë një dozë të tretë të vaksinës për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart.