Fjalë Kyçe

Izraeli vaksinon 30-vjeçarët me dozën e tretë

Izraeli vaksinon 30-vjeçarët me dozën e tretë

Izraeli, i rrezikuar nga niveli rekord i të infektuarve me koronavirus, ka nisur vaksinimin e personave mbi moshën 30-vjeçare edhe me dozën e tretë të vaksinës. Ani pse ishte shteti me fushatën më të suksesshme të vaksinimit, Izraeli në javët e fundit është përballur me ngritje të madhe të rasteve – kryesisht shkaku i variantit Delta të koronavirusit.

Gjatë muajit korrik shteti izraelit nisi vaksinimin e të moshuarve me dozën e tretë të vaksinës, ndërkaq nga kjo javë ka zgjeruar fushatën me personat mbi moshën 30-vjeçare. Mbajtja e maskave dhe pasaportat e vaksinave, të cilat ishin hequr në muajin maj, janë bërë të obligueshme përsëri për hyrje në hapësira të mbyllura.

Më shumë se 5 milionë nga 9.3 milionë banorë të Izraelit janë vaksinuar me së paku një dozë. Vaksinimin me dozën e tretë Izraeli e ka nisur vetëm pak ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë i bërë thirrje që vaksinat t’i shpërndante te shtetet e varfra që ende nuk kanë nisur vaksinimin. Përveç Izraelit, SHBA-ja, Hungaria dhe disa shtete evropiane tashmë janë duke ofruar ose planifikuar vaksinimin me dozën e tretë.