Gjenerali Frank McKenzie Jr dhe sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby kanë mbajtur konferencë për shtyp pas dy shpërthimeve vdekjeprurëse pranë një Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.
“Të paktën 12 anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën në sulmin në aeroportin e Kabulit”, tha në një konferencë gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA.
“shtë një ditë e vështirë sot”, tha mMcKenzie. Theksojmë se në mesin e viktimave janë 11 marinsa dhe një mjek i Marinës, thanë zyrtarët amerikanë.
McKenzie gjithashtu konfirmoi se kanë mbetur edhe rreth 1.000 amerikanë në Afganistan pas sulmit në aeroportin e Kabulit.
Ndërkohë, sulmi terrorist në Kabul sot la më shumë se 60 afganë të vdekur dhe të paktën 140 persona të plagosur, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetit Publik të Afganistanit për cnn.
Ndryshe, vdekjet shënojnë viktimat e para të ushtrisë amerikane në Afganistan që nga shkurti i vitit 2020.