Është rritur në 10 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit.
Sipas The Wall Street Journal , nga shpërthimet mbetën viktima të paktën 90 afganë dhe 13 ushtarë të ushtrisë amerikane.
Kurse, nga radhët e talebanëve u vranë të paktën 28 vetë.
Si pasojë e shpërthimeve, është përshpejtuar edhe procesi i evakuimit, tha një zyrtar perëndimor në terren për Reuters.
Përveç talebanëve dhe ushtrisë amerikane, dhjetëra civilë mbetën të vrarë nga sulmet, mes tyre edhe fëmijë.