Fjalë Kyçe

Erdogani shkon në Sarajevë me dy aeroplanë dhe dhjetëra vetura, do të hap një xhami dhe do të jetë kumbarë në një dasmë

Erdogani shkon në Sarajevë me dy aeroplanë dhe dhjetëra vetura, do të hap një xhami dhe do të jetë kumbarë në një dasmë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Sarajevë i shoqëruar nga gruaja Emine dhe një delegacion më i gjerë, përfshirë dy ministra. Dy aeroplanë u ulën në aeroportin e Sarajevës. Njëri me anëtarët e delegacionit dhe tjetri presidencial.

Erdogan po vjen në Sarajevë si pjesë e një vizite zyrtare ku është planifikuar një takim me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Para se të nisej për në Sarajevë, Erdogan mbajti një konferencë shtypi në aeroportin e Stambollit, ku foli, ndër të tjera, për sulmin terrorist në Kabul, marrëdhëniet me Angela Merkel dhe çështje të tjera botërore.

Vendi i parë që do të vizitojë është varrezat e dëshmorëve Kovaçi, ku u varros presidenti i parë boshnjak, Alija Izetbegoviq, raporton klix.ba.

Kjo do të pasohet nga ceremonia e hapjes së Xhamisë së rinovuar Basçarsija, e financuar nga Turqia, e ndjekur nga një pjesë e një programi privat. Gjegjësisht, është planifikuar që Erdogan dhe gruaja e tij të marrin pjesë në dasmën e vajzës së Bakir Izetbegoviq, Jasmina. Dasma fetare do të zhvillohet në xhaminë Gazi Husrev-beg, dhe ajo civile në Hotel Evropa.

Në mbrëmje, Erdogan do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, ku është planifikuar një darkë, si dhe një fjalim për mediat.

Erdogan vizitoi shtetin boshnjak për herë të fundit në verën e vitit 2019. Pas vizitës në Bosnje, ai do të udhëtojë për në Mal të Zi.

Ndryshe, Erdogan shpeshherë është kritikuar për jetën luksoze që bënë dhe shpenzimet marramendëse jashtë vendit.