Fjalë Kyçe

Bideni paralajmëron se një tjetër sulm do të ndodhë në Kabul të dielën

Bideni paralajmëron se një tjetër sulm do të ndodhë në Kabul të dielën

Një tjetër sulm në aeroportin e Kabulit ka shumë gjasa të ndodhë, ka paralajmëruar presidenti amerikan Joe Biden, duke thënë se Ushtria amerikane e ka njoftuar se ai mund të ndodhë qysh të dielën.

SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga Afganistani.

Në aeroportin e Kabulit të enjten u vranë 170 persona nga një sulm vetëvrasës, në mes të turmës së afganëve që po synonin të iknin nga talebanët.

Shteti Islamik në Provincën Khorasan mori përgjegjësinë për sulmet.

Si kundërpërgjigje, SHBA-ja ka sulmuar me dronë një bazë të ISIS-it duke ia vrarë “dy pjesëtarë të lartë”.