Një nga postimet e fundit të Nicole Gee në mediat sociale ishte një fotografi e saj kur mbante një foshnjë në mes të kaosit jashtë aeroportit të Kabulit.
Rreshterja amerikane e Marinës ishte në mesin e personelit ushtarak amerikan që ndihmonte qytetarët e vendit të saj dhe afganët e zgjedhur të bënin në sigurt rrugën drejt fluturimeve.
Të enjten, ajo ishte në mesin e 13 personave të personelit ushtarak amerikan të vrarë pas një shpërthimi kamikaz.
Nicole Gee ishte një teknike 23-vjeçare e mirëmbajtjes nga California, e cila ishte bashkuar me marinsat në vitin 2017.
Ajo fillimisht kishte dashur të ishte një kontrolluese e trafikut ajror, tha babai i saj Richard Herrera për Washington Post, por një parregullsi e rrahjeve të zemrës e kishte ndaluar atë.
Herrera tha se zonja Gee kishte qenë një “fëmijë shumë i vendosur” që shkëlqeu në shkollë.
Gjatë një bisede me tekst disa ditë para vdekjes së saj, ai “i tha asaj se ndihej krenar për të”.
“Ajo ishte një fëmijë i përsosur. Ajo kurrë nuk u fut në telashe. Ajo gjithmonë shkoi në rrugën e duhur. Ajo kurrë nuk u hutua.”,- është shprehu i ati i marinses për gazetarët./skynews