Fjalë Kyçe

OBSH-ja parashikon edhe 236 mijë vdekje nga COVID-19 deri më 1 dhjetor

OBSH-ja parashikon edhe 236 mijë vdekje nga COVID-19 deri më 1 dhjetor

Organizata Botërore e Shëndetësisë po parashikon të ketë edhe 236 mijë vdekje të reja në Evropë si pasojë e pandemisë COVID-19 deri më 1 dhjetor, për shkak të ngecjes dhe hezitimit për vaksinim në disa prej shteteve të varfra të kontinentit, raporton agjencia AFP.

“Javën e kaluar, kishte një rritje 11 për qind në numrin e vdekurve. Një projeksion i besueshëm është të presim 236 mijë vdekje në Evropë deri më 1 dhjetor”, ka thënë të hënën drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.