Fjalë Kyçe

Ushtarët e fundit amerikanë largohen nga Afganistani

Ushtarët e fundit amerikanë largohen nga Afganistani

Fotografi të reja u publikuan të martën ku tregohen momentet e fundit të forcave ushtarake amerikane në Afganistan. Fotot tregojnë momentet kur anëtarët e Divizionit të 82-të ajror ngjiten në avionin e fundit amerikan që u largua nga aeroportit të Kabulit.

I fundit që ngjitet është Gjeneral Majori Christopher Donahue, komandanti i këtij divizioni.

Gjenerali Frank McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se largimi i forcave amerikane nga Afganistani përfundoi zyrtarisht në orën 15:29 në pasditen e së hënës me orën e Uashingtonit, ose 1 minutë para mesnate në Kabul.

Pas largimit nga Kabuli, trupat e fundit amerikane zbritën në Kuvajt.