Emergjencë shtetërore është shpallur në New York, pasi qyteti u godit nga reshjet rekord të shiut dhe përmbytjet, si pasojë e stuhisë tropikale Ida.
Kryebashkiaku Bill de Blasio ka thënë se qyteti ishte prekur nga “një ngjarje historike e motit”me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.
Disa pamje të publikuara në rrjete sociale bëjnë të ditur se uji kishte përfshirë stacionet e metrosë, shtëpitë e njerëzve si dhe kishte përmbytur rrugët.
Edhe shteti i New Jersey po ashtu e ka deklaruar një emergjencë si dhe është raportuar të paktën për një të vdekur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.