Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë konfirmuar gjashtë raste variantit të ri të koronavirusit, që po monitorohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pas shqetësimeve se ai mund të anashkalojë mbrojtjen që ofrohet nga vaksinat anti-COVID.
Dy nga rastet e variantit “Mu” u identifikuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.
Edhe pse varianti “Delta” është dominues në Greqi, identifikimi i rasteve të variantit të ri po shihet me shqetësim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të mërkurën se po e monitoron variantin “Mu” që fillimisht u identifikua në Kolumbi në janar të 2021-s.
Sipas OBSH-së, do të duhen më shumë studime për të kuptuar më shumë rreth variantit, por se ai thuhet se ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.