Një variant i ri i coronavirusit, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mund të ketë aftësinë për të shmangur imunitetin që njerëzit e marrin nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme, është identifikuara në pothuajse çdo shtet amerikan, sipas të dhënave nga epidemiologjia dhe baza e të dhënave gjenomike Outbreak.info.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i quajtur Mu, varianti B.1.621 u zbulua për herë të parë në Kolumbi në janar të këtij viti.
Deri më 4 shtator, rastet me variantin janë raportuar në 47 shtete amerikane dhe në Distriktin e Kolumbisë.
Shtetet e vetme pa raste të raportuara janë Nebraska, Vermont dhe Dakota e Jugut, sipas të dhënave të Outbreak.info.