Ose fushata e vaksinimit forcohet më tej, ose do të rikthehen masa kufizuese nga e kaluara.
Ky është mesazhi i dhënë nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili nënvizoi se vetëm në këto dy mënyra mund të kontrollohet përhapja e virusit.
Ai u përgjigj edhe për hipotezën se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm, duke deklaruar se “nëse mbrojtja e së drejtës për shëndet dhe nevoja për të shmangur heqjen e re të lirisë duhet të na çojë në këtë zgjidhje, ne me siguri nuk do të kemi frikë dhe nuk do të ndalemi” .