Fjalë Kyçe

Raportohet për 50 të plagosur nga protestat në Mal të Zi

Raportohet për 50 të plagosur nga protestat në Mal të Zi

Dhjetëra persona mbetën të plagosur në protestat që u mbajtën në Mal të Zi, kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishësh Ortodokse, Joanikijes, në Manastirin e Cetinjës në Mal të Zi.

Zëvendësdrejtori i policisë së Malit të Zi, Dragan Goroviç, tha për televizionin shtetërorë se 20 oficerë u plagosën, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje, njoftoi se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë për plagët e marra gjatë protestave.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues, disa prej të cilëve hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre, ndërsa figurat e kishës mbërritën me helikopter. Disa njerëz të tjerë dogjën goma dhe u ulën në rrugë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç i përshkroi sulmet ndaj policisë si terrorizëm. Ambasadat e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan dhunën rreth kurorëzimit të Joanikije II.

Shugurimi i Joanikije II në një manastir në qytetin Cetinje ka ngjallur përçarje brenda Malit të Zi për lidhjet me Serbinë fqinje.