SHBA-ja ka regjistruar një nga numrat më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, këtë vit.
Me 2 678 viktima shtesë të raportuara, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend arriti në 666 618, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Gjithsej 17 135 raste të reja COVID-19, të raportuara gjithashtu në 24 orët e fundit, e çuan totalin kombëtar në 41 536 687.
Mesatarja javore e vdekjeve nga koronavirusi i ri është rritur në 1 943, duke shënuar një rritje prej 37 për qind brenda dy javësh, sipas të dhënave të përpiluara nga “New York Times”, raporton ATSh.
Teksasi raportoi numrin më të madh të rasteve (22 741) dhe shumicën e vdekjeve të lidhura me COVID-19 (417).
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjithsej 179 695 287 persona ose 54,1 për qind e popullsisë së përgjithshme, janë vaksinuar plotësisht në SHBA.
Kjo përfshin 82,6 për qind të personave mbi 65 vjeç.