Franca ka tërhequr ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, pas nënshkrimit të paktit të sigurisë mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.
Franca e ka përshkruar këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj.
Pakti i sigurisë është bërë publik të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri australian Scott Morrison.
Pakti i njohur si “Aukus” mundëson që SHBA-ja dhe Britania t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.