Një analizë e New York Times tregon se prodhimi i Bitcoin-it shpenzon 0.5% të energjisë elektrike të të gjithë botës apo 91 terravat për orë.Kjo energji e shpenzuar për prodhimin e Bitcoin-it është më e madhe se energjia e shpenzuar nga Finlanda, e cila ka 5.5 milionë banorë.Kjo sasi e energjisë elektrike e shfrytëzuar për prodhimin e Bitcoin-it është 10 herë më e madhe se sa ka qenë 5 vjet më parë.
Kjo është afërsisht e njëjta sasi e energjisë elektrike e konsumuar në shtetin e Uashingtonit çdo vit, dhe është më shumë se shtatë herë energjia elektrike e përdorur nga të gjitha operacionet globale të Google.Duke pasur parasysh vlerësimin masiv të çmimit të bitcoin në vitet e fundit, konsumi i energjisë elektrike do të vazhdojë të rritet.Bitcoin tani vlen rreth 50,000 dollarë, një rritje afërsisht pesëfish nga viti i kaluar. Kurse në vitin 2016 kishte një çmim rreth 500 dollarë.Procesi i prodhimit të Bitcoin-it në vetvete është bërë më kompleks. Sipas New York Times, një kompjuter i vetëm mund të minonte lehtësisht Bitcoin në vitin 2011, kur kriptomonedha kishte pak ndjekës. Tani, duhen afërsisht “13 vjet energji elektrike tipike shtëpiake” për të prodhuar një Bitcoin të vetëm.