Një student francez, i cili aksidentoi makinën e babait të tij, ndërsa nxitonte të arrinte në kohë në provim, u dërgua në institucionin arsimor nga policia.
Loiku, 18 vjeç, donte medoemos të arrinte provimin e diplomës të hënën, pasi i iku autobusi dhe donte të shkonte me makinë, transmeton lajmi.net.
Ai thuhet se humbi kontrollin e automjetit në një kthesë, duke goditur një parmak rrugor në anën e kundërt të rrugës.
Pas kontrollimit të gjendjes së tij shëndetësore, policia në qytetin e vogël të Albi e dorëzoi atë në shkollë pak minuta para provimit.
Policia thanë se të gjithë i dëshironin nxënësit të shkollës së mesme “të gjithë suksesin që meriton”.