Fjalë Kyçe

Sllovenia pezullon vaksinën J&J pas vdekjes së 20-vjeçares

Sllovenia pezullon vaksinën J&J pas vdekjes së 20-vjeçares

Sllovenia ka pezulluar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson derisa po heton vdekjen e një 20-vjeçareje, ndërsa mijëra protestues kanë filluar të mblidhen në protesta kundër vaksinës për COVID-19.

Pezullimi do të vazhdojë deri kur ekspertët të përcaktojnë nëse ka lidhje mes vdekjes së saj nga sulmi në tru dhe vaksinën që mori, raporton AP.

Vaksina J&J u bë më e popullarizuar pasi Sllovenia paraqiti masat e reja për koronavirus. Gruaja që vdiq ishte e dyta në Slloveni që përjetoi probleme të rënda shëndetësore e që s’kishin të bënin me COVID-19. Rreth 120,000 njerëz atje kanë marrë vaksinën.