Fjalë Kyçe

Kurti: Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur

Kurti: Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me marrëveshjen e sotme në Bruksel për targa mes Kosovës dhe Serbisë do të mbulohen targat e të dyja vendeve.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë.”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai në Facebook ka shkruar se kushtet e Presidenti i Serbisë për takimin në Bruksel nuk janë plotësuar.

“Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet.”, u shpreh kryeminstri.