Fjalë Kyçe

Politikanët në Shqipëri përshëndesin marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat

Politikanët në Shqipëri përshëndesin marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshendetur arritjen e mrrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj zytare në Twitter Xhaçka tha se Shqipëria është e angazhuar për frymën e bashkëpunimit dypalësh.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”,  ka shkruar ministrja në Twitter.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha tha se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Basha në Twitter./euronews.al