Këtë të diel dhe të hënë do të votojnë më shumë 12 milionë italianë në 1 mijë e 192 komuna.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7 deri në 23 të dielën, dhe nga ora 7 deri në 15.00 një ditë më vonë.
Numërimi i votave do të nisë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit. Votohet në gjashtë rajone: Roma, Milano, Napoli, Torino, Bolonja, Trieste.
Raundi i balotazhit për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve, që prek vetëm 119 komuna me më shumë se 15 mijë banorë, do të zhvillohet të dielën 17 dhe të hënën 18 tetor./dritare.net