Fjalë Kyçe

Lëkundje të reja në La Palma, vullkani ashpërsohet

Lëkundje të reja në La Palma, vullkani ashpërsohet

Ishulli spanjoll La Palma ka regjistruar një seri të tërmeteve gjatë së shtunës teksa vullkani ka ashpërsuar aktivitetin.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka bërë të ditur se niveli i lëkundjeve ishte i ngjashëm me tërmetin e regjistruar në ditët e para të shpërthimit vullkanik.

Sipas Institutit për Vullkane në La Palma, ka nisur rrjedhje e lavës nga një hapësirë tjetër në ishull. Dy qytete të ishullit janë në izolim të plotë për shkak të kualitetit të dobët të ajrit. Lava e vullkanit ka dëmtuar 981 ndërtesa, ndërkaq janë evakuuar më shumë se 6 mijë banorë.