Cikloni tropikal Shaheen ka goditur Omanin, duke bërë që autoritetet të vonojnë fluturimet nga dhe drejt kryeqytetit dhe të nxisin banorët të evakuojnë zonat bregdetare.
Një fëmijë i cili ishte tërhequr nga uji u gjet i vdekur, tha agjencia shtetërore e lajmeve ndërsa një person tjetër është zhdukur.
Stuhia goditi kryeqytetin Muskat të dielën, i rrethuar nga erërat e larta me shpejtësi rreth 139 km/orë.
Sipas ekspertit të motit të Al Jazeera, Jeff Harrington, një nga rreziqet më të mëdha që paraqet ky ciklon është se në klimën e shkretëtirës së Omanit “toka është e tharë kështu që nuk mund të thithë shiun”.
Komiteti kombëtar i urgjencës tha se furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet në al-Qurm, në lindje të kryeqytetit, për të shmangur aksidentet. Më shumë se 2,700 njerëz u vendosën në strehimore emergjente.