Nexhmedin Dardha, shqiptari që jetonte në Francë, është dënuar me 20 vjet heqje lirie nga gjykata francdze dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.
Dardha akuzohet se në vitin 2006 ka djegur me acid ish-bashkëshorten e tij.
Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dy vajzave të çifti, ku Nexhmedin Dardha i lëshoi një sasi acidi në fytyrë duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.
Nexhmedin Dardha pas ndarjes ka shfaqur xhelozi për ish-bashkëshorten. Pas vrasjes, Dardha arriti të arratisje me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë.
Njëri prej tyre u dënua me 10 vjet burg ndërsa tjetri 5 vjet, ndërsa Nexhmedin Dardha ishte arratisur drejt Shqipërisë.
Arratia mori fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës, ku edhe ka marrë dënimin./dritare.net