Agjenti i Franck Kessie ka qenë i pranishëm në Gewiss Stadium për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Milanit në Serie A.
George Atangana ka mundur ta shijojë fitoren e Rossonerëve (3-2) nga tribunat, ndërkohë që klienti i tij është duke e negociuar rinovimin e kontratës.
Mediat italian e kanë raportuar se ekziston një diferencë e madhe në mes të ofertës dhe kërkesës lidhur me të ardhmen e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
Kur është pyetur nga Telelombardia për situatën aktuale të Kessie, agjenti i tij është përgjigjur: “Pyetni drejtorët. Unë jam këtu për ta shikuar ndeshjen”.
24-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Milanello, ndërsa në të kaluarën ka deklaruar se do të dëshironte ta zgjatë qëndrimin në San Siro. /Telegrafi/