Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi fitojnë çmimin Nobel në Fizikë “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”.
Manabe dhe Hasselmann janë vlerësuar për studimin mbi modelimin fizik të klimës së tokës, ndërsa Parisi për zbulimin e ndërveprimit të çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkallët atomike në planetare.
Tre laureatët ndajnë Çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë për studimet e tyre mbi fenomenet kaotike dhe në dukje të rastësishme. Syukuro Manabe dhe Klaus Hasselmann hodhën themelet e njohurive tona për klimën e Tokës dhe sesi njerëzimi ndikon në të. Giorgio Parisi shpërblehet për kontributet e tij revolucionare në teorinë e materialeve të çrregullta dhe proceseve të rastësishme./auronews.al