Pamje të tmerrshme janë ato që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe tregojnë trupat e pajetë të tre hajdutëve në Afganistan, të lidhur në lugën e ekskavatorit.
Sipas zëvendës-guvernatorit Mawlawi Shir Ahmad Muhajir, tre burrat ishin vrarë nga një burrë tjetër, kur ata u futën në shtëpinë e tij në provincën Herat.
Fotografitë rrëqethëse të shpërndara në rrjetet sociale, shfaq kufomat që janë ngritur lart me lugën e ekskavatorit të varur me litar.
këto fotografi janë edhe një shembull sesi i praktikojnë këto metoda talebanët për të ndjellë frikë, dhe i përdorin si shembull për të tjerët që sipas tyre kush tenton t’iu kundërvihet i pret i njëjti fat.