Fjalë Kyçe

Çmimi Nobel në Kimi ndahet mes dy shkencëtarëve

Çmimi Nobel në Kimi ndahet mes dy shkencëtarëve

Kimisti gjerman Benjamin List dhe David MacMillan i lindur në Mbretërinë e Bashkuar, janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Kimi.

Ata morën çmimin për “zhvillimin një mjeti të ri të saktë për ndërtimin molekular, të quajtur: organokatalizë”.

“Shumë fusha kërkimore dhe industri varen nga aftësia e kimistëve për të ndërtuar molekula që mund të formojnë materiale elastike dhe të qëndrueshme, të ruajnë energji në bateri ose të pengojnë përparimin e sëmundjeve”,  tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.

“Kjo punë kërkon katalizatorë, të cilët janë substanca që kontrollojnë dhe përshpejtojnë reaksionet kimike, pa u bërë pjesë e produktit përfundimtar”, thuhej më tej në deklaratë.

Një ditë më parë u shpallën edhe 3 fituesit e çmimit Nobel në Fizikë.

Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi fituan këtë çmim “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”./euronews.al