Një e re britanike është gjetur e vdekur në një zonë pyjore qytetare. Vajza ishte pjesë e një grupi në rrjetin WhatsApp ku tre persona të tjerë kishin vrarë veten, thuhej në dokumentet e hetimeve.
20-vjeçarja Amy Springer, u gjet në zonën pranë klubit të kriketit Benfield Valley, në Portslade, në juglindje të Britanisë, në muajin mars.
Hetimet thonin se Amy kontaktonte me njerëz që diskutonin për vetëvrasje në aplikacionin WhatsApp.
Amy ishte raportuar e humbur disa herë në 2020 dhe tre herë në 2021 dhe kishte kryer vetë-lëndime në disa raste të tjera.
Në hetim u tha se ajo ishte disgnostikuar me autizëm, çrregullime të karakterit dhe stres post-traumatik.
Vajza raportohej se vuante nga trauma e vjetër e humbjes së vëllait të saj më të madh David kur ishte gjashtë vjeçe, raporton TCH.
Por Amy ishte duke kaluar më mirë në javët para vdekjes së saj, teksa jetonte në një apartament me mbështetje sociale.
Ajo ishte shpallur e humbur më 19 mars dhe policia nisi kërkimet po pa gjetur gjurmë të vendndodhjes.
Mjekja ligjore Dr Karen Henderson dhe verdiktin e vetëvrasjes.
“Vajza duhej shumë nga të gjithë. Por gjatë jetës së saj kishte kaluar vështirësi dhe sfida që kishin lënë gjurmë në aftësitë e saj për të përballuar vitet e adoleshencës. Në sfond ajo kishte një dramë të rëndë të fëmijërisë, dhimbjen e të cilës nuk arriti ta kalonte”, tha ajo.