Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 21-vjeçar, i cili nuk ishte vaksinuar, por që kishte vështirësi në frymëmarrje ka vdekur, pas tetë ditësh që qëndronte i shtruar në spitalin Papanikolaou në Selanik.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mina Gaga, foli për ndarjen nga jeta të të riut si një nevojë për të rritur mbulimin e vaksinimit. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ishte tashmë shumë e rëndë kur u shtrua në spital.
Më pas të riut iu zhvillua emboli pulmonare, një nga ndërlikimet më serioze të infeksionit Covid -19 dhe infarktit të mëvonshëm të miokardit, të gjitha këto janë të lidhura drejtpërdrejt me koronavirusin, raporton TCH.
Më pas 21-vjeçari u pranua në njësinë e kujdesit intensiv dhe u intubua, por nuk sot humbi betejën me covid.