Suedia ka pezulluar përdorimin e vaksinës Moderna për grupmoshat e reja që kanë lindur pas viteve 1991, pas raportimeve për efekte anësore, siç është miokarditi, pavarësisht se janë të rralla.
“Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka vendosur të pezullojë përdorimin e vaksinës së Moderna Spikevax për të gjithë të lindurit mbas 1991.” “Shkaku janë efektet anësore të tilla si miokarditi dhe perikarditi. Sidoqoftë, rreziku për t’u prekur është shumë i vogël, thuhej në deklaratë.
Agjencia shëndetësore tha se rekomandoi vaksinën Comirnaty nga Pfizer/BioNtech në vend, përcjell abcnews.al. Personat e lindur pas 1991 që kanë marrë dozën e parë të Moderna- 81,000 nuk do të marrin dozën e dytë.
Në fillim të kësaj jave, agjencia suedeze e shëndetësisë tha se personat e moshës 12 deri në 15 vjeç do të vaksinoheshin me Pfizer/BioNtech. Agjencia Europiane e Barnave miratoi përdorimin e Comirnaty në maj, ndërsa Spikevax -it iu për fëmijët mbi 12 vjeç në korrik.