Fjalë Kyçe

Amerikania lind binjakë për herë të tretë – 6 fëmijë për 5 vjet

Amerikania lind binjakë për herë të tretë – 6 fëmijë për 5 vjet

Një nënë në Shtetet e Bashkuara ka lindur binjakë për herë të tretë, që do të thotë se ka lindur gjashtë fëmijë për pesë vjet.

Jolene Mckee, 32 vjeçe, dhe burri i saj, Andrew, 33 vjeç, nga Nju Jorku tashmë kanë familje 8-anëtarëshe, pasi i mirëpritën binjakët Aiden dhe Jaiden, që tashmë kanë mbushur tre muaj jetë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Çifti ka fëmijët Peyton dhe Paige, 5 vjeçe, Abigail dhe Andrew, 3 vjeç dhe Aiden e Jaiden, 3-muajsh. Të gjithë fëmijët janë binjakë joidentikë.

“Kurrë nuk e kam paramenduar veten me një familje të madhe. Kam menduar se do të kem një ose dy fëmijë, por është vërtet bekim që kam gjashtë fëmijë nga vetëm tri shtatzëni”, tha nëna e tyre.