Fjalë Kyçe

SHBA dënon sulmin në xhami në Afganistan

SHBA dënon sulmin në xhami në Afganistan

Departamenti i Shtetit të SHBA-së dënoi sulmin e ndërmarrë kundër atyre që po kryenin adhurim gjatë namazit të xhumasë në qytetin Kunduz të Afganistanit.

Zëdhënësi i Departamentit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se “SHBA-ja dënon në mënyrën më të fuqishme sulmin kundër atyre që kryenin adhurim gjatë namazit të xhumasë në qytetin Kunduz të Afganistanit”.

Duke përcjellë ngushëllimet për familjarët e personave që humbën jetën në sulm, Psaki vuri në dukje se populli afgan meriton një të ardhme të pastruar nga terrorizmi.

Mbi 50 persona humbën jetën dhe 143 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë që u krye gjatë namazit të xhumasë në një xhami shiite në zonën Sayed Abad në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit.