Fjalë Kyçe

Britania e Madhe në krizë për shoferë kamionësh, ekspertët: Mund të përhapet në të gjithë Europën

Britania e Madhe në krizë për shoferë kamionësh, ekspertët: Mund të përhapet në të gjithë Europën

Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport.

Imazhet e radhëve të makinave jashtë pikave të karburantit janë shkurtuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Bloomberg, të premten pikat e furnizimit me benzinë u përballën me mungesa në zonën e Londrës dhe në periferi.

Sipas CNBC, mungesa e shoferëve të kamionëve vjen kryesisht për shkak të Brexit. Ajo citon një sondazh të bërë në shoqatën Britanike të transportit për problemet në këtë industri. Por ato problematika kryesisht, pensionet, rregullat e punës, pandemia, pagat e ulëta po përfshijnë thuajse të gjithë Europën.

Britania e kishte paralajmëruar këtë krizë prej disa muajsh. Kreu i shoqatës gjermane të transportit i tha CNBC, se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Gjermani në muajt e ardhshëm përcjell abcnews.al.

“Ne nuk jemi ende në një situatë kaq dramatike dhe dëshpëruese, por nuk jemi edhe aq larg prej saj. Brexit sigurisht që kishte një ndikim të madh në situatën aktuale por mungesa e shoferëve në fushën e logjistikës është një problem afatgjatë”, shprehet ai.

Sipas një studimi nga kompania e inteligjencës së transportit botuar në gusht dhe e cituar nga CNBC, problemi i mungesës së shoferëve të kamionëve është regjistruar me intensitet të ndryshëm në shumë vende europiane dhe është përshkallëzuar vitet e fundit.