Më shumë se 200 banesa janë përmbytur nga moti i keq në Greqi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Evian veriore, shkruajnë mediat greke.
Autoritetet janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur pastrimin e zonës, ndërsa deri më tani raportohet për disa banorë të evakuar për shkak se janë 200 shtëpi të përmbytura.
Kryetari i Bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis tha se qindra shtëpi janë nën ujë, ndërsa ekipet e shpëtimin kanë punuar gjatë gjithë natës për të transportuar banorët në vende të sigurta. Banorët e zonës teksa po përjetonin orë makthi mbrëmjen e djeshme, duke folur për mediat lokale kanë treguar se zona është lënë në mëshirë të fatit dhe autoritet nuk janë kujdesur siç duhet./Abcnews.al