Fjalë Kyçe

Panik në Britani, boshatisen raftet e supermarketeve

Panik në Britani, boshatisen raftet e supermarketeve

Në supermarketet britanike po krijohet panik, ndërsa miliona konsumatorë përpiqen të gjejnë ushqim. Mungesat janë krijuar nga “konsumatorët e panikut”, të cilët blejnë dhe ruajnë ushqim nga frika e një krize të mundshme.

Në veçanti, 1 në 6 qytetarë nuk kanë blerë ushqimore, për shkak të mungesave, tregojnë sondazhet.

Paniku rritet, duke pasur parasysh Krishtlindjet, me shumë njerëz që para-porosisin ushqimet që u nevojiten, ndërsa të tjerët shprehin të shqetësuar nëse do të “arrijnë” të blejnë atë që u nevojitet.

Në një sondazh me 1.000 njerëz, dy të tretat e konsumatorëve ishin ose të shqetësuar ose shumë të shqetësuar për mungesën e ushqimit dhe pijeve gjatë festave.

Që tani një në tre qytetarë blejnë atë që u nevojitet për darkën e Krishtlindjeve.

Shumë qytetarë e kanë bërë të qartë se këtë vit do të festojnë Krishtlindjet normalisht, ashtu si para pandemisë.

Siç thonë ata, familjet tashmë janë duke u përgatitur për të shijuar atë që iu privua vitin e kaluar për shkak të valës së Covid-19.

Britania është përballur me disa kriza javët e fundit. Ndër të tjera, mungesa serioze në karburant por edhe mungesa e cisternave për furnizimin e nevojave themelore.