Policia e Dubait konfiskoi 500 kilogramë kokainë të pastër në vlerë prej 136 milionë dollarësh në një bastisje për substanca narkotike.
Autoritetet arrestuan një person me origjinë nga Lindja e Mesme, i cili vepronte si ndërmjetës për një grup ndërkombëtar të drogës, transmeton Telegrafi.
“Policia e Dubait ka penguar kohët e fundit një përpjekje kontrabande prej 500 kilogramësh kokainë të pastër në vend për qëllim të shitjes dhe promovimit”, ka shkruar policia në Facebook.
“Lënda narkotike ishte e fshehur mirë brenda strukturës së një kontejneri ngarkesash”, thuhet mes tjerash në deklaratën e tyre.