Fjalë Kyçe

Niset nga Kosova për në Gjermani me dokumente të falsifikuara, kapet në kufi

Niset nga Kosova për në Gjermani me dokumente të falsifikuara, kapet në kufi

Pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë. Fotografi ilustruese.
Gjatë një kontrolli tek Dheu i Bardhë, në autobusin me linjë ndërkombëtare Kosovë-Gjermani është kapur një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se personi u kap me një leje qëndrimi të dyshuar për falsifikim, shkruan lajmi.net.

I dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë për të udhëtuar në shtetet perëndimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“PKK Dheu Bardhë, 10.10.2021 – 07:20. Gjatë kontrollit të një autobusi të linjës ndërkombëtare Kosovë-Gjermani, tek një person mashkull kosovar është gjetur një leje qëndrim i dyshuar për falsifikim. I dyshuari ka pranuar se dokumentin e ka marrë me qëllim të udhëtimit në shtetet perëndimore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.