Fjalë Kyçe

Mbi 1 mijë raste dhe 34 të vdekur me Covid në Itali

Mbi 1 mijë raste dhe 34 të vdekur me Covid në Itali

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë raportuar sot 1,516 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit, nga 114,776 testime të kryera.

Në këtë periudhë kohore kanë humbur jetën 34 qytetarë. Prandaj, norma e pozitivitetit ishte 1.3%, nga e diela kur ishte 0.8%. Të shëruarit janë 2,184. Kishte një rritje të lehtë të shtrimeve në spital (+37) dhe kujdesit intensiv (+10).

Aktualisht pozitivë me Covid në Itali janë 84,106, me një rënie prej 702 në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë ka 4,701,832 raste, 131,335 vdekje. abcnews.al