Një vajzë e zhdukur në pyll gjatë një shëtitjeje familjare është gjetur mrekullisht e gjallë pas dy ditësh pa ujë e ushqim në temperatura nën 0 gradë C.
Tetë-vjeçarja Julia Sleegers nga Berlini, u zhduk dhe humbi për dy ditë në pyllin e dendur të malit Cerchov, në kufirin Gjermani-Çeki.
Por vajza e vogël fatmiresisht u gjet duke vuajtur nga hipormia e të ftohtit, pranë qyetit të Ceska Kubice, njoftonte agjencia gjermane DPA.
Ende nuk dihet sesi fëmija i ka mbijetur temperaturave të pyllit që gjatë natës bien poshte 0 gradë C.
Julia humbi teksa luante me vëllanë dhe kushëririn e saj të dielën gjatë një udhëtimi familjar në pyllin e Bohemisë.
Dy prej fëmijëve u arrit të gjendeshin në mbrëmje por vajza mbeti e humbur për dy ditë.
Zhdukja e saj solli nisjen e një operacioni të gjerë kërkimi nga policia gjermane dhe çeke, me grupe zjarrfikësish, rreth 40 qen nuhatës, helikopterë e dronë.
Ajo u gjet më në fund nga punonjësi çek Martin Semecký, mbrëmjen e djeshme.
Zëdhënësi i policisë Florian Beck tha për rrjetin Bild: “Ajo është gjallë, vuan nga hipotermia por nuk është në rrezik dhe u dërgua në spital. Kur ne e pamë nuk po i besonim syve.
Julia papritur po qëndronte në këmbë para nesh. Mbijetesa e saj është një mrekulli. Ishte e tronditur dhe pyeste për prindërit. Ne i thamë se prindërit janë mirë dhe se do të takohet me ta së shpejti”.
Autoritetet thanë se vajza ka pasur shumë aftësi për të mbijetuar në kushtet e pyllit, dhe se do të ketë gjetur një formë strehimi për të qëndruar ngrohtë.